Aktorja e njohur turke Demet Ozdemir, e cila luan rolin e “Nisanit” në serialin “Dashuria e Eshrefit” që transmetohet në Tv Klan, ka zgjedhur ta festojë ditëlindjen e 26 shkurtit me një veprim tejet domethënës. Ajo ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se këtë vit ia ka dedikuar ditëlindjen fëmijëve që kanë nevojë për mbështetje në arsim.
Në bashkëpunim me “Darusafaka Cemiyeti”, një organizatë e njohur në Turqi që ofron arsim cilësor për fëmijët pa mundësi ekonomike, aktorja i ka ftuar të gjithë ndjekësit e saj të kontribuojnë për “Egitimde Fırsat Esitligi”, barazinë e mundësive në arsim.

“Le ta festojmë edhe këtë vit ditëlindjen time duke kontribuar për të ardhmen e fëmijëve tanë. Të gjithë së bashku t’u ofrojmë një mundësi të barabartë në arsim”, shkruan aktorja në postimin e saj, ku shfaqet buzëqeshur pranë tortës së ditëlindjes.
Demet Ozdemir është një nga emrat më të komentuar të ekranit turk, dhe gjestet e saj filantropike kanë marrë gjithnjë vëmendje të madhe. Ajo është në kulmin e karrierës së saj falë serialit të bujshëm “Dashuria e Eshrefit”, i cili transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan për publikun shqiptar. Aktorja theksoi se linku për kontribut gjendet në biografinë e saj në “Instagram”, duke e nisur kështu zyrtarisht fushatën e mbledhjes së fondeve.












Botërori 2026 
