Këngëtarja Vera Laçi, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka treguar disa nga sfidat e këtij profesioni, pavarësisht dashurisë së madhe që ka për këngën.

Laçi përmendi vdekjen e djalit të saj, diçka që e bëri atë të mos këndonte për të paktën katër vite, nga dhimbja e madhe, por edhe për atë se çfarë të tjerët do të thoshin për të.

“Ju e dini historinë time që kam humbur djalin. Edhe pasi jam kthyer, pas gati katër vitesh, diskutoja me kolegët që duhet të kthehem tek puna, se unë këtë punë kam bërë, kjo ka qenë puna ime. Pasioni ka qenë punë dhe unë me këtë punë mbaja familjen. Ishte punë, unë mendoja se çfarë mendonte tjetri. E shikon çfarë situate? Për dy vite, tre, as që bëhej fjalë, pastaj vjen e mendon që do të dal të punoj”, tha ajo.

Por, në katër vite tregu kishte ndryshuar dhe kthimi për këngëtaren ka qenë sfidues.

“Kur diskutoja me kolegët e mi që binin këngët, se ka pasur një moment që nuk mbaja mend çfarë kam bërë, jo më të mbaja mend këngët, edhe m’i sillnin në WhatsApp këngët dhe më thoshin: O Vera, shumë ka ndryshuar puna.

Domethënë, nuk ishte ajo puna që unë lash. Ama sinqerisht, kur jam kthyer në punë, jo jashtë, në Maqedoni është shumë korrekt, se në 1 pa çerek mbaron dasma, kurse këtu nuk ka një orar. E kur jam kthyer në dasmën e parë, deri në 5 të mëngjesit më ka ikur truri. Hajde këndo ti deri në 5 të mëngjesit, gjithë natën. Është shumë e lodhshme vokalisht”, tha ajo.

/tvklan.al