Gjigandi i mediave sociale sjell dizanjin e ri të dekstopit, për të gjithë përdoruesit e tij. Tani Facebook-ut i shtohet opsioni “Dark Mode”.

Ky opsion synon të minimizojë ndriçimin e ekranit në mjedise me dritë të ulët.

Dizajni i ri ka më shumë hapësirë dhe shkronja më të mëdha, duke e bërë më të lehtë gjetjen e faqeve, grupeve dhe ngjarjeve.

Ky dizajn i ri është lançuar në fillim të këtij viti për një grup të vogël përdoruesish të Facebook, por tani është në dispozicion për më shumë se 2 miliardë përdorues.

Ndryshimi u njoftua fillimisht në muajin Prill të vitit të kaluar, në konferencën vjetore të Facebook në San Francisko, ku kompania shpjegoi disa nga ndryshimet që do të kryheshin.

Mark Zuckerberg premtoi që dizanji i ri do të ishte më i freskët dhe më modern.

Ndryshimet e reja i krijojnë lehtësi përdoruesit për të krijuar faqe dhe grupe. Facebook ka gjithashtu një opsion të ri, që lejon përdoruesit të gjejnë video, lojëra dhe grupe shumë më lehtë se më parë.

Edhe në postimin zyrtar bëhet e ditur, se Facebook-u i ri  është më i thjeshtë dhe më i lehtë për t’u përdorur./tvklan.al