Shumë zhurmë për asgjë. Max Verstappen e nis ashtu siç e mbylli sezonin e shkuar të Formula1, në krye të podiumit.

Kampioni holandez u arratis menjëherë nga rivalët, duke dhuruar një performancë fantastike në pistën e Sakhir dhe fituar Çmimin e Madh të Bahrejnit.

Një marsh më shumë për të edhe në këtë edicion të kampionatit më spektakolar të automobilizmit, për të treguar supermacinë në pistë.

Edhe vendi i dytë shkoi për makinën Red Bull, me Sergio Perez që bëri siç duhet detyrat e pilotit mbështetës. Ndërkaq, vetëm vendi i tretë për Karlos Sainz, në sezonin e tij të fundit me Ferrarin.

Pas tij u rendit shoku tjetër i skuadrës, Charles Leclerk, i cili rimbursoi problemet me frenat për të regjistruar performancën e katërt më të mirë në Bahrejn.

Pas tij gjendet Rasëll, ndërsa renditja vijoi me Lando Norris, Ljuis Hamilton, Pjastri, Fernando Alonso dhe Lans Stroll. Klan News