Fitimet e yjeve të sportit vijojnë të tërheqin vëmendjen, veçanërisht kur bëhet fjalë për shifra marramendëse që në shumë raste tejkalojnë çdo imagjinatë. Piloti i Formula 1, Max Verstappen, është sensacioni i radhës, me pilotin holandez, i cili, pas rinovimit të kontratës me Red Bull deri në vitin 2030, është bërë më i paguari në botën e automobilizmit.
Verstappen do të ketë një pagë bazë prej rreth 92 milionë eurosh në vit, duke nisur nga viti 2027. Kjo do të përfaqësonte një rritje prej rreth 22 milionë eurosh krahasuar me pagesën e mëparshme.
Por shifra mund të bëhet edhe më e madhe. Nëse piloti holandez arrin të përmbushë të gjitha objektivat dhe bonuset e parashikuara në kontratë, të ardhurat e tij vjetore mund të shkojnë deri në 115 milionë euro.
Në rast se Verstappen i merr këto bonuse çdo vit nga 2027 deri në vitin 2030, vetëm gjatë kësaj periudhe katërvjeçare ai mund të arkëtojë rreth 460 milionë euro. Nga kjo shumë, rreth 368 milionë euro do të përbënin pagën bazë për katër vitet, ndërsa pjesa tjetër do të vinte nga bonuset e lidhura me performancën.
Pavarësisht fitimeve të majme, mbreti në këtë listë është Cristiano Ronaldo me Al-Nassr, me rreth 200 milionë euro për sezon. Në listën e të gjitha kohërave, ai do t’i afrohej pagës që Messi ka marrë te Barcelona për katër vjet, e cila arriti në total 555 milionë euro për katër sezone.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
