Koleksioni vjeshtë-dimër 2021 i përshtatet temës së Covid-19
Fendi është marka e radhës e cila ka paraqitur koleksionin e tij vjeshtë-dimër në Javën e Modës në Milano.
Modelet sfiluan nëpërmjet një labirthini gri që simbolizonte pikërisht stinën e dimrit . Stilisti Kim Jones për këtë koleksion kishte përzgjedhur xhaketa ngjyrë kafe, pantallona të zeza, fustane mëndafshi si dhe të leshta.
Jo vetëm kaq por tema kryesore e këtyre veshjeve lidhej kryesisht me situatën që po përjeton i gjithë globi aktualisht. Sipas Jones njerëzit tanimë janë më të dëshpëruar për t’u veshur bukur dhe me stil.
Çantat e mëdhaja me ngjyra të errët, palltot me lëkura kafshësh si dhe çizmet e lekurës ishin gjithashtu prezente.
Ndërkaq të gjitha markat si Dolce&Gabanna, Versace etj do t’i prezantojnë koleksionet e tyre pa praninë e publikut për shkak të koronavirusit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
