Vitia: Nuk do të marrim vaksina nga Kina dhe Rusia

Rreth 60 mijë është numri i të vaksinuarve në Kosovë ndërsa dozën e parë e kanë marrë mbi 240 mijë persona. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, cili gjatë ditës ka marrë  dozën e parë të vaksinës ka thënë se Kosova i ka siguruar mbi 2 milion vaksina. Por ka thënë se Kosova nuk do të furnizohet me vaksina nga Kina e Rusia.

“Nuk do të marrim vaksina as nga Rusia e as nga Kina. Ju bëjë thirrje që mos të hezitoni të vaksinoheni. Ne kemi vaksina kundër Covid-19 në stoqet tona, Pfizer dhe AstraZenca. Të dyja janë të sigurta”.

Sipas tij  e beteja me pandeminë e Covid-19 ende nuk përfunduar.

“Nuk jemi në pozitën sikur nuk ka virus dhe sikur nuk duam të vaksinohemi. Vaksinimi është rruga e vetme për t’ia dalë betejës me Covid-19. Është mënyra e vetëm për të siguruar lëvizjen e qytetarëve edhe në vendet tjera”.

Gjatë kësaj jave pritet edhe të rishikohen masat anti-Covid pas paraqitjes së variantit Delta në Kosovë.

Tv Klan