Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vazhdon të refuzojë të flasë për bisedime të mundshme me opozitën për krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ndërkohë, ministrja në detyrë e Tregtisë, Mimoza Kusari Lila, tha se koalicioni që përfaqëson do të dalë me qëndrim zyrtar, ndërsa pret që edhe subjektet e tjera të veprojnë njëjtë.

Sipas saj, situata pas zgjedhjeve të 7 qershorit është më e komplikuar sesa në proceset e kaluara, pasi brenda partive të tjera po shfaqen më shumë se një qëndrim për marrëveshje të mundshme politike ose koalicione.

KQZ ende nuk ka certifikuar rezultatet përfundimtare pas ankesave që janë dërguar në PZAP dhe pritet epilogu i tyre.

Tv Klan

/tvklan.al