“U votua edhe nga një deputet i dënuar”

Gjykata Kushtetuese ka mbajtur seancën dëgjimore lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshme të votimit për zgjedhjen e qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi. Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që vota e deputetit Arifi të shpallet e pavlefshme dhe vendimi i Kuvendit antikushtetues.

Vota e zotit Et’hem Arifi duhet të shpallet e pavlefshme dhe në këtë aspekt votimi  qeverisë Hoti duhet të shpallet antikushtetues”.

Përfaqësuesi ligjor i qeverisë e konsideron të pabazë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Qeveria po parashtrohet se është votuar në qershor të vitit 2020, as nga prilli nuk është inicuar procedura e zëvendësimit të  tij (deputetit Arifi). Pra kush është fajtori i kësaj nëse vec ka fajtor dhe kush është fajtori që Kuvendi i Republikës së Kosovës është sic pretendohet qenka konsolidu me 119 deputetë”.

Drejtoria për shërbime juridike dhe komisioni për legjislacion kanë ofruar opinione të ndryshme lidhur me këtë rast

Komisioni për legjislacion kishte rekomanduar të ndiqej praktika e mëhershme e Kuvendit pavarësisht faktit se Kuvendinuk është përballur paraprakisht në ndonjë rast me specifika të tilla. Në anën tjetër drejtoria për shërbime juridike në opinionin e vet kishte konstatuar se vendimi gjyqësor ka marrë formën e prerë para se z. Ethem Arifi të certifikohet si deputet i legjislaturës së 7-të.  opinioni i drejtorisë për shërbime juridike kishte konstatuar se bazuar në ligjin për zgjedhje të përgjithshme KQZ-ja është organi kompetent lidhur me verifikimin e kritereve formale që duhet ti plotësojnë kandidatët për deputet para certifikimit të tyre”.

Deputeti  Arifi kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit më 20 gusht të vitit 2019 ku ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim për mashtrimit me subvencione. Arifi ishte një nga 61 deputetët e Kuvendit të Kosovës që kishte votuar më 3 qershor për qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Tv Klan