Himara ka zgjedhur që ditën e Pashkës ta presë ndryshe.

Protagonist janë bërë dy vajza të vogla të veshura me kostumet popullore të zonës që kanë shpërndarë vezën e kësaj feste duke uruar banorët por edhe turistët e shumtë për Pashkë të Bardha e plot mbarësi.

Vizitorët e ardhur nga Tirana por dhe turistët nga Gjermania tregojnë se kanë vendosur të festojnë Pashkën në Himarë, ndërsa theksojnë se të tilla aktivitete duhet të ketë në çdo qytet të Shqipërisë.

“Jam këtu në Himarë për pushime dhe për të kaluar pak kohë qetësie. Pashkët po i kaloj këtu dhe gjithçka është shumë e këndshme. Ju uroj shqiptarëve veç ditë më të mira”.

Për kryetarin e Bashkisë Himarë Vangjel Tavo dhe deputetin Damian Gjiknuri kjo festë sjell unitet.

Festa e Pashkës do të vijojë edhe gjatë mbrëmjes me koncert në sheshin e këtij qyteti.

Tv Klan

/tvklan.al