Shumë pastiçiere në Francë kanë krijuar atlete, medalje dhe kohëmatës në formë çokollate

Vezët tradicionale të çokollatës së Pashkëve janë shndërruar në personazhe me tematikë sportive në disa dyqane në Paris.

Pastiçierët po krijojnë çokollata nga më të ndryshmet teksa në baza ka elementë për Lojrat Olimpike që po afrohen. Çokollata si atlete garash dhe kohëmatës në formë veze, podiumet dhe medaljet kanë zbukuruar dyqanet përpara festës së Pashkëve si dhe në pritje të Lojërave të cilat zhvillohen nga 26 Korriku deri më 11 Gusht në Paris.

Në dyqanin La Maison du Chocolat, pastiçieri Nicolas Cloiseau ka krijuar një pjesë qendrore gjigante çokollate që peshon 7.6 kilogramë.

“Frymëzimi për këtë koleksion të Pashkëve 2024  duket mjaft i qartë, pasi ky vit i kushtohet sportit në Francë. Kështu ne e transformuam këtë vezë në një objekt që simbolizon sportin, dhe kjo është arsyeja pse kjo vezë u shndërrua në një kohëmatës dhe personazhet atletë të garave.”

Pjesa e kësaj veze i ngjan një kohëmatësi të ndalur në 20.24 sekonda, si homazh për vitin e Lojërave Olimpike të Parisit, dhe përmban tre atletë të garave me thasë të vendosur rreth një piste e gjitha me çokollatë.

Kjo vezë kushton 2,500 Euro, por dyqani ka ofruar gjithashtu një alternativë për njerëzit të cilët mund të blejnë atletët me vezë çokollate, të aromatizuar me çokollate dhe karamel, të cilat shiten me një çmim të lirë.

Diku tjetër në Paris, në dyqanin Edëart Chocolatier janë krijuar atletetë lepurushë që përmbajnë vezë të stolisur me medaljen “numër një” dhe vezë në një podium, me shije fëstëku dhe çokollatë krokante.

“Lojërat Olimpike të Parisit do të shndërrohen në një festë të madhe dhe kjo është tematika e gjithçkaje që ne pastiçierët krijojmë. Unë jam parizien dhe nuk kam parë kurrë lojëra olimpike në Paris, kështu që është një ngjarje mjaft e jashtëzakonshme, dhe Mendoj se duhet ta mbështesim këtë event sa më shumë që të mundemi.”

Blerësit që përgatiten për të festuar Pashkët të dielën thanë se ishin të kënaqur me krijimet me temë sportive duke shtuar se kjo rrit entuziazmin e tyre për Olimpiadën.

Klan News