Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të Marte në aksin rrugor Elbasan-Peqin.


Sipas gazetarit të Klan News Fatos Salliu, tre furgonë dhe një trajner janë përplasur mes tyre, e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe pritet që të normalizohet trafiku./tvklan.al