Këngëtari amerikan, Chris Brown, u arrestua të martën nga policia, pasi akuzohet se i ka drejtuar një armë zjarri një vajze.
Ylli i muzikës R&B u dërgua në burgun e Los Angeles. Policia amerikane bëri të ditur se, Brown i kishte drejtuar armën modeles për motive të dobëta dhe i kishte kërkuar të largohej nga vila e tij.
Përpara se të dorëzohej, Chris Brown, postoi një video në rrjetet sociale përmes së cilës i thotë policisë se nuk do të gjente asgjë në shtëpinë e tij.
Brown akuzoi uniformat blu se po dhunojnë komunitetin afro-amerikan. “Ju jeni banda më e keqe në botë, ju policia”, tha ai.
Mediat amerikane raportojnë se ylli i muzikës disa orë më vonë, pasi kishte paguar një garanci prej 250 mijë dollarësh. /TV KLAN
/tvklan.al












Botërori 2026 
