Këtë herë, dy protagonistet e “Check In” Dorina Daka dhe Albana Nanaj vizituan një vend mjaft ekzotik. Ata kanë zbritur në Kubë, në vendin me plazhe të bardha si sheqeri, me fusha duhani. Kuba, vendi ku në venat e njerëzve rrjedh muzika dhe alegria.

Dorina Daka:

Havana është një qytet që ia ka çelur dyert të gjitha turizmit. Me të hyrë në hotel nacional, e ndjejmë që jemi futur në vorbullën e ngjarjeve dhe kujtimeve, të disa prej periudhave më të trazuara dhe njëherazi mitike të Kubës.

Histori luftërash, intrigash, revolucioni, po edhe histori dashurie.

Për të eksploruar një qytet të huaj dhe për më tepër të largët gjeografikisht, të duhen dy gjëra, një taksist i mirë dhe një guidë.

Në Havanë të duket sikur je në një park lodrash me temë “

Makinat më të vjetra në botë”

, të gjitha u ngjajnë atyre zonjave të rënda, që përpiqen t’i qëndrojnë moshës me dinjitet dhe deri diku me një shpirt lozonjar dhe argëtues.

Buzëqeshja kubaneze, ai gëzimi dhe alegria që dinë ta mbajne ndezur dhe të ta dhurojnë pa kushte në çdo cep të qytetit, është magjia e këtij ishulli. Ajo forcë që i ka mbajtur dhe i mban gjallë në kohë shumë të vështira dhe që i bën aq tërheqës dhe aq të dashur kubanët.

Një vështrim mbi qendrën e Havanës na bën të kuptojmë se mirëmbajtja e ndërtesave lë shumë për të dëshiruar. Ndërtesat duken aq të konsumuar sa banorët kanë frikë se nga momenti në moment mund t’u bien mbi kokë.

Në të gjitha lokalet por edhe në zona të ndryshme të qytetit ka muzikë live. Megjithëse janë këngë të vjetra që vendasit të gjithë i dinë përmendësh, për të huajt janë magjepsëse. Grupe kërcimtarësh, të organizuara nga bashkia e Havanës, dalin çdo ditë për të argëtuar turistët.

Shumë gra në Kubë janë kërcimtare të mira të rumbës duke qenë se janë mësuar që në fëmijëri.

Nëpër rrugicat e Havanës mund të ndjesh shpirtin e vërtetë kuban.

Havana është vendi i godinae dhe rrugëve të bukura për turistët, i lagjeve ku familjet jetojnë me shumë pak para në ditë.

Dorina Daka:

Ajo që na bëri përshtypje janë dyqanet e bukës, ku si dikur te ne, shumë produkte brumi blihen me tollona me racione ditore të përcaktuara.

Dyshja aventuriere nuk lënë pa vizituar edhe shtëpinë e shkrimtarit të shquar me famë botërore, Ernest Heminguay.

/tvklan.al