Seriali indian ”Si ta quaj këtë dashuri” shënon sot finalen e tij të madhe. Prej thuajse një viti, që në Prill të 2017-ës, ky serial ka apasionuar publikun shqiptar, i cili vijon ta ndjekë atë me një shikueshemëri shumë të lartë, në orën 18.20.

Drejtori i Programacionit të Tv Klan, Albert Dumani ishte sot në studion “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi më shumë rreth finales së këtij seriali.

“Në qendër të serialit është hisotoria e dashurisë së Kushit e cila është një vajzë e thjeshtë dhe e ëmbël që beson tek dashuria e vërtetë dhe rregullat e mirësjelljes dhe Arnavit i cili është i pasur dhe mendon se gjithcka dhe çdo gjë e ka një çmim, madje mund të blej edhe dashurinë. Pas skenave të ndryshme, dramës, dashurisë, urrejtjes, intrigave e dashurisë së vërtetë, duket se kjo e fundit triumfon”, tha Dumani teksa shtoi se një tjetër dramë do të jetë edhe në këtë finale.

/tvklan.al