E kemi parë gjithnjë në skena të mëdha duke performuar, por së fundmi sopranoja Inva Mula drejton spektaklin më të ri në Tv Klan “Virtuozët”.

Spektakli i cili ka për qëllim zbulimin e talenteve të zhanrit klasik arriti një audiencë maksimale që në puntatën e tij të parë.

Inva Mula, e cila ishte për herë të parë në rolin e moderatores, ia doli me sukses të prezantonte këtë spektakël magjik.

E ftuar në studion “Rudina” sopranoja tha se moderimi i spektaklit i vjen natyrshëm pasi njeh në detaje formatin.

“Nuk është fare qëllim në vetvete që unë të krijoj një profesion të ri. Por duke qenë se unë njoh çdo presje të spektaklit pasi jam që në krijimin e tij, vij jo vetëm si prezantuese. Është shumë e natyrshme për mua, nuk është se dua të ndryshoj profesin, por është e rëndësishme pasi “Virtuozët” e dinë që kjo ka qenë edhe një rrugë e imja dhe ata më shohin edhe si model”

, tha Mula.

/tvklan.al