Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet u puthën në buzë gjatë një ndeshjeje të New York Knicks dhe momenti u kap nga kamerat.
Të dy bënë një paraqitje të ëmbël në Madison Square Garden mbrëmjen e së mërkurës, 6 maj, për të ndjekur ndeshjen e ekipit të preferuar të aktorit kundër Philadelphia 76ers. Çifti u ul në rreshtin e parë dhe nuk hezitoi të shkëmbente puthje para kamerave, ndërsa Knicks festonin fitoren 108-102.
Celeb row at MSG for 76ers-Knicks Game 2 🤩 pic.twitter.com/1ynsA4jS9c
— ESPN (@espn) May 7, 2026
Kjo paraqitje vjen vetëm pak ditë pas komenteve në rrjetet sociale për mungesën e Chalamet në Met Gala 2026, pasi ai zgjodhi të ndiqte një ndeshje të NBA-së në vend që të shoqëronte Jenner në tapetin e kuq.
Shumë komentuan se aktori “nuk e mbështet publikisht”, ndërsa të tjerë mbrojtën pasionin e tij për Knicks, pasi dihet se është një tifoz i zjarrtë i skuadrës.
/tvklan.al












Botërori 2026 
