Një re e pazakontë bëri që banorët në Inner Mongolia të shtangnin me sytë e drejtuar nga qielli. E përshkruar si “syri i Zotit”, reja shfaqej në formë ovale dhe ndriçohej nga dielli ose hëna në qendër, duke e bërë që të dukej si një sy që shihte tokën nga lart.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “Mirror”, nuk është e qartë nëse videoja është xhiruar ditën apo natën, apo nëse personi që e ka realizuar atë kishte rregulluar ekspozimin në kameran e përdorur.

Videoja u postua në rrjetet sociale kineze dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e përdoruesve. Ajo u regjistrua nga një banor në rajonin Hulunbuir, në verilindje të vendit. Pamjet vijnë vetëm një ditë pasi një tjetër formim reshë dukej sikur tregonte “

Zotin duke ecur nëpër qiell“./tvklan.al