Sopoti dhe Besëlidhja barazuan 1-1 mes tyre, në stadiumin e Librazhdit, në sfidën e vlefshme për Grupin A, në Kategorinë e Dytë.

Megjithatë festa e futbollit u zbeh në fund të takimit, kur jashtë fushës u regjistruan incidente.

Futbollistë të ekipit mik u përfshinë në përplasje me punonjës të Policisë Bashkiake, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv u godit me grusht.

Ndërhyrja e forcave të policisë shmangu përshkallëzimin e situatës, ndërsa të paktën tre persona u shoqëruan në Komisariatin e Librazhdit për sqarime të mëtejshme.

/tvklan.al