Një grup vrasësish janë filmuar në një video duke kërcënuar persona në rrugë me thika, vetëm disa dita para se të vrisnin një adoleshent.

Kyle Yule, 17 vjeç, u godit me thikë për vdekje jashtë shtëpisë së mikut të tij në Kent, Angli.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë tregojnë pesë të rinj të dënuar për vrasje, që ndjekin personat në rrugë me thika dhe rripa në duar.

Në gjykatë u tha se Yule ishte i lidhur me ‘G10’ në Gillingham, ndërsa të pandehurit ishin pjesë e ‘C4’ në Chatham dhe të gjithë kishin pseudonime.

Të dy grupet janë përshkruar si banda të dhunshme dhe me rekorde kriminale.

Sipas Daily Mail, mes dy grupeve kishte pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme para se të ndodhte goditja./tvklan.al