Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj, Gazment Bardhi se ky i fundit ka bullizuar vajzat.

Bëhet fjalë për kandidatet socialiste Zegjine Çaushi në Roskovec dhe Kiduina Zaka në Lushnje.

Balluku tha se përgjigjen Bardhit ia dhanë qytetarët. Sa i përket videove të Çaushit ndaj Bardhit që u bënë virale në fushatë, Balluku tha se ajo mbrojti veten e vet.

Si shembull të bullizimeve mori edhe veten e vet dhe fotomontazhet që sipas saj hedh Bardhi që për Ballukun është “me probleme hormonale”.

Belinda Balluku: Opozita e ka bërë fushatën në Fier në Facebook. Ndërkohë që rrinte opozita shkruante dy faqe akuza, pa asnjë lloj baze, duke bullizuar gratë e listës së Fierit, unë ato dy orë që i duhet të shkruajë, ta shikojë, ta rishikojë, unë ato dy orë bëj 4 takime.

Blendi Fevziu: Po të jetë për bullizim nxorrët Zegjinenë që vuri përpara gjithë burrat?

Belinda Balluku: Ma thuaj emrat e kujt burrave? Të lutem mu përgjigj, kë burra vuri Zegjineja nën bullizimin e saj?

Blendi Fevziu: Gazment Bardhin, i ngarkuari politik i qarkut.

Belinda Balluku: Ç’ne sepse Zegjineja i është përgjigjur këtij zotërisë që nuk kam dëshirë t’i zë emrin në gojë. Duke qenë se lista e kandidatëve doli më 12 Mars dhe zotëria që e ka bërë fushatën me Facebook dhe nuk ka takuar askënd në Fier, zotëria doli në 14 Mars duke akuzuar një vajzë 26 vjeç, e cila ka mbaruar shkollën me medalje ari, vjen nga një fshat shumë i vogël në Roskovec, nga Vloshi, e rritur me 700 halle dhe vendosi të kandidojë. Ky zotëria doli dhe e quajti të korruptuar, një vajzë 26 vjeç. Tani kush bullizoi kë? E vetmja ndryshim është që ajo vajzë nuk është si të tjera, por është luftëtare ndoshta se është rritur me halle dhe i doli përballë dhe iu përgjigj siç e meritonte. Pse qenka bullizuar zotëria? Pse nuk e mbroni këtë vajzën që e keni marrë nëpër panele dhe e keni bërë copash? Sepse mbrojti veten e vet? Çfarë duhet të bëjë ajo? Si quhet e drejta dhe vjen Sali Berisha në mes të Fierit dhe gjithë fjalimin e tij politik, në vend që të bënte prezantimin e programit, e mbështeti mbi Zegjinenë 26 vjeç. Pse nuk shqetësoheni për këtë lloj bullizimi. Pse nuk shqetësoheni për Kiduina Zakën që i njëjti zotëri që u mor me Zegjinenë, dhe i njëjti kryetar partie, u morën me një psikologe 31 vjeç, është quajtur kreu i bandave të Lushnjës. Po fëmijët e mi pse duhet të shikojnë fotomontazh të këtij zotërisë që kërkon të bëjë politikë me hekura të nënës së tyre para fytyrës. Se e thotë ky, me probleme hormonale? Kush është bullizuar këtu zoti Fevziu? Në politikë kërkoni që të futen njerëz të rinj dhe u futën dy vajza. Njëra 26 vjeç dhe njëra 31 vjeç dhe del një që ia tregoi Fieri se ça mendojnë për atë person dhe i merr ato vajza dhe i merr përpara. I tregon që qenka kreu i bandave dhe Zegjineja e korruptuar./tvklan.al