Një 21-vjeçar me iniciale G.B, banues në Shënkollë, Lezhë është arrestuar në flagrancë. I riu ka aksidentuar me makinë një 27-vjeçar me iniciale Dh.Zh, banues në Tiranë.

Aksidenti ndodhi në rrugën e plazhit Tale. I aksidentuari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Një 61-vjeçar nga Kurbini ka shkaktuar aksidentin e një 58-vjeçari që udhëtonte me motoçikletë në aksin rrugor Milot-Thumanë. Qytetari me iniciale M.N është larguar nga vendngjarja, por është proceduar më pas nga punonjësit e Policisë./tvklan.al

/tvklan.al