Kryeministri: Nëse kthen Kodin, e votojmë pa ndryshime

Presidenti Meta iu përgjigj këtë të hënë kryeministrit Rama, i cili tha në Asamblenë Socialiste të së premtes se zgjedhja e tij si president ishte e detyruar.

Kreu i shtetit i kujtoi fjalën e tij ditën e votimit, ku tha se mes Pushtetit dhe Demokracisë ka zgjedhur gjithnjë Demokracinë.

E në këtë suazë, ai i bëri thirrje kryeministrit të reflektojë e të respektojë 5 qershorin, duke e paralajmëruar për çfarë do të ndodhë më 25 prill.

Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh”, shprehet Meta.

Kryeministri Rama e injoroi thirrjen teksa foli pas takimit të përjavshëm me kordinatorët, por i kërkoi presidentit të kthejë pa vonesë për ndryshimet në Kod, duke bërë të qartë se do të miratohen pa ndryshime.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor Meta bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë siç e kemi votuar”, u shpreh Rama.

Çështja e Presidetit ka qenë temë diskutimi edhe në mbledhjen që kryeministri zhvilloi më pas me Grupin Parlamentar Socialist.

Tv Klan mëson se Rama ka kërkuar që të përfundojë sa më parë ligji për presidentin, duke theksuar para deputetëve që nuk mund të ndodhë më që kreu i shtetit të mos dekretojë kabinetin qeveritar.

Kryeministri u pyet edhe për paralajmërimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha se nëse ai nuk do të zbatonte planin 5 pikësh të opozitës, do të kishte përgjegjësi penale.

Tv Klan