Administrata dhe qytetarë të Bashkisë Divjakë vazhdojnë prej 4 ditësh të protestojnë kundër hartës së re territoriale të propozuar nga Partia Socialiste.

Ata kundërshtojnë bashkimin me Lushnjen, duke u shprehur se nuk plotësohet asnjë kriter që Bashkia Divjakë të shkrihet.

Pasi mbajtën fjalime në sheshin qendror, protestuesit marshuan përreth aksit hyrës në këtë qytet duke bllokuar për disa minuta qarkullimin e makinave.

Protestën e kanë vijuar edhe banorët e Dimalit në Qarkun e Beratit.

Ata kanë kundërshtuar shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Bashkinë Berat.

Ndërkohë në shenjë proteste kreu i Njësisë Administrative Kutalli, Miço Rakazia ka dhënë publikisht dorëheqjen.

/tvklan.al