Në këto temperatura ekstreme vijon beteja më flakët në zonën e Delvinës dhe Dibrës.

Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra dhe janë aktive 2.

 Ministria e mbrojtjes raporton se aktualisht po punohet në fshatin Kakodhiq të bashkisë së Delvinë për izolimin e plotë të vatrës, i cili është vazhdimi i zjarrit masiv që kish përfshirë fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq. Në vendngjarje po operojnë forcat zjarrfikëse të bashkisë Delvinë dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Po ashtu vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë – Lurë të bashkisë Dibër, I cili është

vazhdim i zjarrit të rënë në një sipërfaqe me mbi 50 hektarë me pisha. Në terren janë efektivët e zjarrfikës të bashkisë Dibër, efektivë të forcave të armatosura nga shërbimi pyjor etj.

Temperaturat e larta por edhe terreni i thyer nuk favorizon punonjësit e efektivëve në terren të cilët prej ditësh luftojnë me flakët.

Fatmirësisht mbrëmjen e së Premtes u shuan plotësisht katër vatrat e zjarrit në malin e Gjerë të cilat rrezikonin edhe Gjirokastrën.

Ministria e mbrojtjes paralajmëron qytetarët që të bëjnë kujdes në këto ditë me temperature ekstreme, duke ju kujtuar që zjarrëvnia është vepër pena dhe dënohet me ligj.

“Ligji parashikon dënim të rëndë për të gjithë ata që ndezin zjarre dhe do të zbatohet për çdokënd, pa dallim”– thuhet në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes.

Klan News