Vatra të pakta në Veri dhe Jug të vendit
Pas përpjekjeve disa ditore të forcave të zjarrfikëseve, policisë ushtarake dhe forcave operacionale të Shqipërisë dhe Kosovës, ishin reshjet e shiut që vunë nën kontroll flakët e zjarrit. Vatrat të cilat rrezikonin seriozisht edhe banesat në fshatin Thirrë u izoluan, duke sjellë kështu edhe shpresën për banorët.
Ndërsa pamja që të ofron mali i Thirrës, mali i Rrunës, Qafa e Kumbullës, mali i Munellës, është tragjike, pishat dhe gjithë bimësia është djegur totalisht.
Por mëngjesi i sotëm, ka nisur me një riaktivizim të këtyre vatrave. Era e fortë ka nisur të rindezë trungjet e pemëve të djegura, duke ngjallur friken e një riaktivizimi të mundshëm.
Forcat zjarrfikëse të Mirditës, bëjnë me dije se janë drejtuar këtyre vatrave për të bërë të mundur izolimin në kohë të tyre, para se zjarri të riaktivizohet dhe të dalë jashtë kontrollit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 