Pas akuzave të këngëtares Kesha në drejtim të producentit Dr. Luke se ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me të e kishte përfituar edhe financiarisht nga ajo, Kesha është në një betejë për të mos lejuar që ai të përzihet me muzikën dhe menaxhimin e saj.
Ngjarja ka bërë shumë bujë dhe të shumtë kanë qenë yjet e Holliwoodit që e kanë mbështetur Keshën. Së fundmi Lady Gaga ka treguar përkrahjen e saj, duke postuar në Twitter një foto me të bashkëngjitur së cilës shkruajti “Kesha e lirë”. Ajo vazhdoi më tej duke thënë se Kesha e lirë e bëntë të qeshte.

Ndërkaq gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve BRIT diva e muzikës Adele, njërin prej çmimeve ia dedikoi Keshës.
Më herët edhe Taylor Swift iu bashkua kauzës, duke dhuruar mbi 250 mijë dollarë per shpenzimet e betejave ligjore me të cilat po përballet Kesha.

Në krah të këngëtares janë rreshtuar yje të njohur të showbizit botëror si Reese Witherspoon, Mariska Hargitay and Anne Hathaway.
Kesha në një letër drejtuar fansave u shpreh se nuk bëhet fjalë për marrëveshje të mëdha apo fitimprurëse, ajo thjesht do të këndojë pa pasur frikë.

“ Gjithçka që dua është të bëj muzikë pa qenë e frikësuar apo e abuzuar. Ky rast nuk lidhet me një rinegocim të marrëveshjes me shtëpinë time diskografike,” – deklaroi ajo./tvklan.al












Botërori 2026 
