70 pacientë paraqiten çdo ditë në pediatrinë e spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve fluksi i vizitave është si pasojë e virozave që qarkullojnë ndikuar edhe nga temperaturat tepër të larta për këtë periudhë.

Robert Rado, mjek: Gjatë kësaj periudhe kemi paraqitje të fëmijëve në këtë shërbim me temperatura të izoluara dhe me simptoma të traktit gastrointensinal të cilat kanë lidhje direkt me rritjen e temperaturave, por edhe me disa viruse që qarkullojnë.

Shumë prej fëmijëve pasi marrin ndihmën mjekësore e lënë spitalin ndërsa disa të tjerë qëndrojnë të shtruar për disa ditë. Megjithatë gjatë kësaj periudhë nuk ka patur raste të rënda.

Robert Rado, mjek: Numri i fëmijëve të shtruar nuk është shumë i madh. Në Infektiv kemi patur deri tani deri në 7 fëmijë, por më përpara kemi patur deri në 10. Rastet shtohen kryesisht në repartin e Infektivit sepse mund të jenë virale, bakteriale.

Mjekët thonë se numri i vizitave do të mbetet i lartë edhe gjatë muajve të verës për shkak të viruseve në qarkullim dhe infeksioneve bakterale.

Klan News