Ofron klimën alpine për pushuesit në çdo stinë

Tërheqës në të gjitha stinët, Vithkuqi mbetet një destinacion i lakmuar i turizmit malor në juglindje.

Rrethuar nga gjelbërimi i pacënuar, me klimë alpine dhe ajër të freskët, Vithkuqi është një alternativë interesante për t’u shpëtuar temperaturave të larta.

Vizitori: Unë banoj në Tiranë, edhe gjatë gjithë verës, u bë mbi 15 vjet, gati 2-3 muaj i kaloj këtu.

Vizitori : Nga Tirana këtu për pushime. Mund të qëndroj deri në Shtator-Tetor.

Vendet që mund të eksplorohen janë të shumta dhe po ashtu trashëgimia kulturore dhe historike, veçanërisht kishat dhe manastiret.

Vizitori: Janë objekte si Shën Mëria, Shën Mëhilli, Shën Pjetri, Shën Kolli, Shëndëllia.

Interesi i vizitorëve për zonën ka shtuar bizneset e hotelerisë dhe shërbimit, ndërsa kanë filluar të funksionojnë edhe bujtinat e para.

Kërkojnë njerëzit edhe akomodim. Bujtinat kanë filluar në 2-3 familje. Sivjet meqë është dhe puna e gripit, por ditore ka”.

Fshati është tkurrur ndër vite nga emigracioni dhe lëvizja drejt qyteteve të tjerë.

Ata që kanë mbetur edhe pse sot jetojnë nga toka dhe blegtoria tashmë i kanë sytë edhe nga turizmi.

Tv Klan