Hoti: Kërkesat do trajtohen sipas ndjeshmërisë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka pranuar një letër nga I dërguari I BE-së për dialogun Miroslav Lajçak , përmes së cilës i kërkon Kosovës që të respektoj marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel për lirinë  e Lëvizjes.

Letra nga BE-ja Kosovës i ka ardhur pasi kjo e fundit para disa ditësh ka refuzuar kërkesën e presidentit serb Aleksander Vuçiç për të vizituar Kosovën.

Por Hoti thotë se kërkesat për vizita trajtohen sipas ndjeshmërisë së situatës.

Marrëveshjet ne i respektojmë sigurisht, jemi pro lëvizjes së lirë, po punojmë në proces të dialogut që ti mbyllim të gjitha çështjet e hapura, por ndonjëherë janë mjaft të ndjeshme. Kam pranuar letrën nga Lajçak, do t’i përgjigjem. Çdo kërkesë për vizitë do të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë në të cilën do të kalojmë”.

Ditë më parë Ministria e Jashtme kishte refuzuar kërkesën e presidentit serb Vuçiç për të vizituar Kosovën me arsyetimin se kjo kërkesë është ofenduese dhe provokim për Kosovën në një kohë  kur vendi po përballet me rihapjen e plagës së madhe të personave të pagjetur, pas gjetjes së një varreze masive në Serbi.

Tv Klan