Lidhur me ngjarjen e paradites në Lushnje, ku eshtrat e një personi që ka vdekur para 17 vitesh ishin vjedhur, është shoqëruar një person në Komisariat.
Sipas njoftimit të policisë, autori i dyshuar është një 36-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Rreth orës 10:00, roja i varrezave të qytetit të Lushnjës, shtetasi O. R., ka konstatuar dëmtime në pjesën e sipërme të një varri. Paraprakisht dyshohet se varri është dëmtuar (gërmuar), nga shtetasi E. N., 36 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin E. N., në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftojnë blutë.
I riu ka pranuar para bluve që ka gërmuar tek varri, por nuk ka mundur dot të thotë përse.
Ngjarja u zbulua nga punonjësi i mirëmbajtjes së varrezave të Lushnjes, i cili dhe njoftoi blutë për dëmtimin e varrit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
