Martesa e Edonës dhe marrëdhënia me prindërit e bashkëshortit kanë qenë mjaft të vështira. Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv kKlan ku është thirrur prej nënës, Bukuries, ajo tregoi se bashkëshorti ndante me prindërit edhe gjërat më intime të çiftit.
Debatet me ta ishin edhe për gjëra absurde. Edona thotë se vjehrri kritikonte veshjet e saj, madje e ndalonte të vishte fustane. Gjatë periudhës që çifti ndodhej në Greqi për të punuar, Bukuria mori një telefonatë nga krushka që i ankohej se Edona kishte larë xhupin e djalit të saj.
Edona: Që vitin e parë që kam shkuar, 3 muaj kam punuar në Greqi, nisi të thoshte më ka larë xhupin, ka dalë me kanatiere, nisi vjehrri të thoshte që ka dalë me kanatiere atje në Greqi që unë ndërkohë sa isha çupë nuk kam dalë me kanatiere, jo të dal e martuar.
Eni Çobani: Po pse, ç’ka të dalësh me kanatiere? Të tërë dalin me kanatiere!
Edona: Ja pra vjehrri thoshte “ke dalë ti me kanatiere”!
Bukurie: I kam blerë fustane, ata nuk i kanë blerë një orë asaj vajze! I kam blerë dy fustane, i ka thënë që “a nuk pate më të shkurtër?” Atë fustan nuk e kanë lënë që ta veshë! Fustani ishte deri në gju!
Edona: Është e vërtetë se unë shkova një muaj te ime më dhe mamaja ime më bleu një fustan. Më bleu një fustan dhe tha “ti je nuse e re, të takon të vishesh e rregullohesh”. Unë u vesha tamam si nuse, u rregullova dhe më shpuri mamaja në fshat. Ia bëri vjehrri, “po, nuk kishe më të shkurtër ta vishje? S’ke për ta veshur më! S’ke për të veshur më gjëra të tilla!”
Eni Çobani: Vjehrri? Jo burri?
Edona: Vjehrri, ma ka thënë me gojën e tij!
Bukurie: Unë nuk të kam asnjë borxh, fare sepse ti duhet t’i kishe thënë që në fillim se vjehrra jote më ka marrë në telefon qëkur ishe në Greqi e më ka thënë “çupa jote i ka larë xhupin djalit”. Ç’kusur kam unë? Mirë larë e keq palarë! Tani del mirë palarë e keq larë!
Eni Çobani: Po pse nuk duhet ta lante xhupin ajo?
Edona: Kur kam vajtur të punoj 3 muaj në një fshat të Greqisë, unë atje nuk kisha asnjë kusht, i laja rrobat me dorë, punonim në toka…
Eni Çobani: Ti punoje edhe në fushë, laje edhe rroba me dorë?
Edona: Nuk pushoja!
Eni Çobani: Pastaj çfarë ndodhi, si e bëre xhupin?
Edona: Mori mamaja e tij, i tha mamasë sime “po i ka larë xhupin djalit!”
Eni Çobani: Po pse duhet ta merrte nënën tënde t’i thoshtee që ka larë xhupin, s’e kuptoj?! Ia prishe xhupin ti?
Edona: Jo!
Eni Çobani: Po çfarë?!
Bukurie: Po do të bënin sherr e shamatë!/tvklan.al