Më 14 tetor, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, do të mbahet Regional AI Hackathon 2025.
Kryeministri Edi Rama, i cili e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, tha se ky nuk është thjesht një event, por një sfidë reale për të krijuar ndryshim me inteligjencën artificiale.
“Të rinj, inovatorë, universitete, biznese dhe banka do të bashkojnë forcat për t’i kthyer idetë e tyre me AI në zgjidhje konkrete. Nga shëndetësia te qytetet inteligjente, arsimi dhe qëndrueshmëria, do të eksplorojmë së bashku se si AI mund të transformojë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh kryeministri.
Projektet më të mira do të përzgjidhen për AI Bootcamp (14 tetor 2025) dhe Hackathon (nëntor 2025), për të zhvilluar prototipet dhe për t’i prezantuar për financim dhe mbështetje.
Mos e humbisni këtë mundësi unike. Aplikimet mbyllen më 3 tetor! Për të aplikuar, klikoni këtu.
Regional AI Hackathon Albania 2025 është një nismë me vizion të qartë për të ardhmen, që bashkon të rinj të talentuar, studiues dhe sipërmarrës nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova.
Ajo fuqizon të rinjtë e Ballkanit Perëndimor dhe diasporën e tyre për të bashkëkrijuar dhe zhvilluar zgjidhje të bazuara në inteligjencën artificiale, të cilat nxisin transformimin digjital dhe adresojnë sfidat e përbashkëta rajonale.
Ky Hackathon është një thirrje për të gjithë të rinjtë e motivuar që të marrin pjesë, të bashkëpunojnë dhe të formësojnë një të ardhme më të zgjuar dhe më gjithëpërfshirëse për rajonin tonë, përmes fuqisë së Inteligjencës Artificiale.
/tvklan.al












Botërori 2026 
