Indian Eye Institute and Laser Center, me Dr. Nishant Taneja, sjellin për herë të parë në Ballkan metodën më të fundit Smile Pro për eliminimin e syzeve nëpërmjet Inteligjencës Artificiale dhe teknologjisë robotike Zeiss Visumax 800.
Sipas doktorit Nishant Taneja, veçantia e Zeiss Visumax 800 qëndron tek saktësia e procedurës Smile Pro.
“Procedura Smile Pro, e cila shërben për heqjen e numrit të syzeve, si ato me numrat minus dhe plus, për larg dhe për afër, vepron me njëjtën saktësi në të dyja proceset”.
Ndërhyrja përmes Zeiss Visumax 800 kryhet vetëm për 9 sekonda.
“Nëpërmjet Visumax 800 , ndërhyrja kryhet vetëm për 9 sekonda me hyrje minimale vetëm 2.5 mm dhe rikuperimi është brenda 24 deri 48 orë, pa dhimbje, duke hequr përgjithmonë syzet e një pacienti”.
Përpara se t’i nënshtrohen ndërhyrjes me Zeiss Visumax 800, pacientët do të kryejnë konsultën më mjekët specialistë të Indian Eye Institute and Laser Center.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
