Ercan Kesal i ftuar tek “Rudina” në Tv Klan

Pasditen e sotme në programin “Rudina” ka qenë i ftuar një ndër aktorët më të njohur në kinematografinë turke, i cili u bë shumë i famshëm edhe në Shqipëri, nga roli i tij si baba Idrizi në serialin “Çukur”, që transmetohet premierë në Klan Plus. 

Bëhet fjalë për Ercan Kesal. Kjo është hera e parë që ai vjen në Shqipëri dhe ndjesia që ai ka përjetuar në vendin tonë është e veçantë.

Është një ndjenjë shumë e veçantë që nuk e kam ndjerë në vendet e tjera. Unë këtë ndjenjë nuk e kam ndjerë në asnjë vend tjetër të Europës. Unë ndihem këtu sikur jam në një qytezë tjetër të Turqisë, nuk ndihem si i huaj. Vetëm se nuk është afër, por kemi një afërsi shpirtërore, në zemër”.

Roli i tij në serialin “Çukur” është ai i Babait të “Çukur”, lagjes famëkeqe. Ai kontrollon gjithçka në këtë lagje dhe nuk lejon drogën në të.

Personazhi që Kesal luan është shumë i dashur për publikun, pasi ai ka parime, drejtësi dhe të gjithë në lagje e quajnë “Baba”. Është një figurë e një njeriu të fortë dhe me personalitet.

Unë s’kam marrë asnjëherë mësim rreth filmave. Fillimisht ma ka sugjeruar gruaja që të luaja dhe të bëhesha pjesë e kinemasë. Për këtë arsye, në vend që të bëj një rol jam munduar që të jem vetvetja në atë rol. Unë jam si ai, që sakrifikoj çdo gjë për familjen time”.

Vitin e kaluar seriali i rekordeve në shikueshmëri “Çukur” është shpallur seriali turk më i mirë i vitit në ceremoninë e “Çmimeve Pantene Flutura e Artë”.

Ercan Kesal nuk është vetëm aktor. Është mjek, regjisor, madje dhe shkrimtar shumë i njohur në Turqi. Pas diplomimit për Mjekësi në 1984, ai punoi si mjek në një qendër shëndetësore ambulatore në Ankara. Më pas pasioni i madh për aktrimin dhe regjinë bënë që ai të jetë sot një ndër aktorët më të kërkuar në kinematografinë turke. Ka luajtur 16 role në filma dhe është shpallur disa herë si aktori më i mirë nëpër festivale.

Një tjetër pasion i tij është letërsia. Deri më tani ka botuar 7 libra, kryesisht romane. Librat e tij janë: “Me pak fjalë”, “Kohë më parë”, “Njeriu që digjet në dritën e tij”, “Në fakt”, “Ne jemi kandidat për Nasipse’, “Pasqyrë xhin”, “Sodë zanash”.

Edhe pse nuk ka asnjë libër të përkthyer në gjuhën shqipe, ai ka treguar se qëllimi i tij është që librat e tij të përkthehen edhe në gjuhën shqipe.

E kam si qëllim që të përkthej libra në shqip, deri tani nuk kam. Do të takoj një shtëpi botuese këtu në Shqipëri, për të përkthyer librat në shqip”.

Erxhan Kesal është i martuar me aktoren e njohur Nazar Eksen, e cila gjithashtu është bërë e njohur për teleshikuesit shqiptarë në filmin “Zonja Fazillet dhe të bijat”. Ndonëse kanë 11 vite diferencë në moshë, ata janë shumë të dashuruar. Nga martesa e tyre, ata kanë edhe një djalë./tvklan.al