Sarkazma e një republike imagjinare me titullin “Brirët” vjen për të gjithë lexuesit nga autori dhe gazetari Marash Mirashi.
Me një stil krejtësisht ndryshe dhe shumë ngjarje befasuese autori tregon se pse solli këtë roman pas vëllimeve të tij me poezi.
Romani “Brirët” i cili është shpërndarë në Shqipëri dhe Kosovë, e mban lexuesin në një suspansë të vazhdueshme.
Për veprën “Brirët”, autori Marash Mirashi është shpallur edhe fitues i çmimit letrar “At Gjergj Fishta” për vitin 2024.
Në promovimin e romanit morën pjesë shumë personalitete nga fusha e letërsisë, gazetarisë dhe publicistikës, ku nuk munguan vlerësimet pozitive për romanin e parë të Marash Mirashit.
Klan News