Vjeshta ka sjellë shtimin e pacientëve të vegjël që drejtohen tek mjeku pediatër. Luhatja e temperaturave sipas mjekut Bektash Mandri ka bërë që të shtohen rastet e fëmijëve me viroza stinore dhe infeksione respiratore.

Bektash Mandri, mjek pediatër: Referuar ndryshimeve të temperaturës, kanë qenë ftohjet e zakonshme ato që kanë mbizotëruar që shoqërohen me sekrecione të ujshme në ditët e para, nga hundët… Nga dita e tretë, katërt, sekrecione të trasha. Ka një temperaturë të lehtë, e cila në ditën e katërt rëndohet. Por që janë problematika që duhen mjekuar, nëse mjekohen situata zgjat një javë. Infeksionet respiratore kanë qenë më të rralla, por gjithmonë ka pasur.

Por sipas mjekut pediatër, nuk kanë munguar as rastet me Covid, dhe madje problematikat zgjasin disa javë.

Bektash Mandri, mjek pediatër: Është gjithmonë në qarkullim Covidi, nuk është shkëputur e as nuk do të shkëputet asnjëherë. Qëndron në mënyrë të heshtur dhe godet në momentin që ne kemi një sistem imunitar të dobët. Kur kalojmë një gjendje virale, ose ftohje të zakonshme…Mjafton të biesh në kontakt me virusin, koha e rikuperimit shkon deri në 6 muaj.

Sipas mjekut pediatër, prindërit duhet të drejtohen tek mjeku dhe të mos bëjnë trajtim në banesë pa patur një diagnozë të qartë për fëmijët.

Klan News