I dënuar me burg përjetë: Dan Hutra u pagua 300 mijë Euro për të më vrarë

Vladimir Kurti, vëllai i Etleva Kurtit, e cila ishte një nga tre viktimat që u vranë me armë zjarri brenda ditës nga Dan Hutra, ka folur për njohjen me autorin në burg.

Për emisionin “Uniko”, Kurti shprehet se vrasësi i tre grave, ishte paguar  300 mijë Euro për ta vrarë në burg. Sipas tij, Dan Hutra ka paguar edhe disa persona brenda në burg për ta goditur, por nuk ja kanë arritur.

Nga qelia, Kurti e cilëson Hutrën si spiun të policisë. Ai thotë se vrasësi i grave, njihet me pseudonimin “daja” i cili spiunoi 3-4 grupe droge që më pas u goditën nga blutë.

Sipas Kurtit, Dan Hutra kishte kërkuar që të qëndronte në dhomë me të.

Nga burgu 313 ai u pyet edhe nëse e njeh Marjana Gurakuqin, ish të dashurën e Dan Hutrën, për të cilën ky i fundit pretendon se ka bashkëpunuar me Kurtin për ta helmuar në burg.

Por Vladimir Kurti thotë se nuk ka asnjë njohje me Gurakuqin dhe nuk e ka takuar asnjëherë. Madje, shprehet se është gati edhe të ballafaqohet me të.

Klan News