Dusan Vlahovic mbetet bardhezi, por jo te Juventus.
Qendërsulmuesi serb është bindur nga Besiktas me kontratën 3-vjeçare ku do të përfitojë 10 milionë euro pagë në sezon, plus 10 milionë të tjerë në momentin e firmës.
Largimi vjen pas muajsh oferta të refuzuara mbi të gjitha për shkak të aspektit ekonomik, ndërsa prej 1 korrikut ishte lojtar i lirë.
Vlahovic braktisi Italinë pas 8 vitesh ku luajti edhe me Fiorentina. Gjatë kësaj kohe luajti 276 ndeshje, shënoi 117 gola dhe dhe 24 asiste, por duke fituar vetëm 1 Kupë Italie.
Besiktas deri më tani ka bërë disa afrime si mesfushorin Orkun Kukçu apo sulmuesin e krahut Leandro Trossard.
Ekipet e Superligës së Turqisë po afrojnë sërish lojtarë të njohur për të qenë konkurrues në kampionatin vendas edhe në Europë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
