Në këtë fundjavë të dytë të majit, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë aktivitetesh që përfshijnë të gjitha grupmoshat. Në ditën e parë, fokusi ishte tek fëmijët, të cilët u bënë pjesë e një sërë organizimesh. Aktivitetet bashkojnë sportin, artin dhe muzikën, ndërsa synojnë të tërheqin sa më shumë vizitorë dhe të promovojnë Vlorën.
Ky qytet pritet të vizitohet nga më shumë turistë, ndërsa pritshmëritë janë më të larta për këtë sezon.
Nga vit në vit, Vlora po kthehet në një prej destinacioneve më të kërkuara nga vizitorët vendas dhe shumë turistë të huaj. Nuk preferohet vetëm qyteti, por edhe zonat e tjera bregdetare përreth, si dhe destinacionet kulturore e arkeologjike.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 