Vodafone Albania dhe Federata Shqiptare e Futbollit, anëtare e UEFA-s, bashkuan ekspertë të teknologjisë, ekipe inovacioni dhe drejtues të lartë në një Bootcamp Dixhital.
Iniciativa shënon herën e parë që ekipi dixhital i kompanisë punon me FSHF-në, për të bashkëkrijuar zgjidhje praktike teknologjike, për lidhjen e Federatës së Futbollit me tifozët e saj, si dhe për të përmirësuar shërbimet e futbollit në Shqipëri.
“Ne jemi sponsor krenar i ekipit kombëtar të futbollit dhe i Federatës Shqiptare të Futbollit, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe përmes ekspertizës dhe teknologjisë dixhitale që Vodafone ofron. Sot pamë një gamë të jashtëzakonshme idesh, për t’u dhënë mundësinë tifozëve ta përjetojnë këtë sport fantastik edhe përmes teknologjisë”, tha Balázs Révész, CEO i Vodafone Albania.
“Idetë ishin fantastike. Padyshim që do të elaborohen më tej dhe do të ndërtojmë projektin e plotë të digjitalizimit, të komunikimit të Federatës dhe njerëzve të futbollit, kryesisht me tifozët, që t’i njoftojmë sa më mirë dhe si t’i afrojmë sa më shumë ata me futbollin”, u shpreh presidenti i FSHF, Armand Duka.
Në këtë Bootcamp u prezantuan katër zgjidhje të reja teknologjike, nga të cilat fitues u zgjodh ai për ridimensionimin e website-it dhe aplikacionit të FSHF-së.
Në mbështetje të sportistëve, tifozëve dhe krenarisë sonë kombëtare, Vodafone Albania vazhdon të investojë në inovacion, ekselencë të rrjetit dhe zgjidhje dixhitale që fuqizojnë institucionet, bizneset dhe qytetarët, duke forcuar rolin e tij si katalizator i progresit dixhital në Shqipëri.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 