Tiranë- Një i ri ka kërcënuar me thikë një farmaciste duke i marrë një shumë parash. Ngjarja ndodhi brenda një qendre tregtare ditën e enjte.

17-vjeçari me inicialet R. N. banues në Tiranë, ka hyrë në farmacin dhe ka vjedhur nën kërcënimin e një thike xhiron ditore të farmacistes me inicialet A. R rreth 27 vjeçe. Menjëherë sapo është larguar adoleshenti, farmacistja ka marrë në telefon policinë dhe kjo e fundit është vënë në ndjekje të tij.

Ai u kap rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit R. N., për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

/tvklan.al