Fitoret e tre finaleve ndaj Tiranës dhe ngritja e kupës së kampionatit i ka lumturuar tek skuadra e Skënderbeut në volejball për femra. Ky ishte trofeu i dytë brenda tre viteve për kampionatin dhe trofeu i 7-të brenda këtij sezoni. Për trajnerin e skuadrës kjo ishte një arritje e madhe si rezultat i një pune të lodhshme.

E kënaqur me rezultatin e arritur ndihet edhe kapitenia e ekipit.

Në finalen e fundit në Korçë ekipi i Skënderbeut fitoi 3 me 1 ndaj Tiranës. Pas këtij rezultati loja ia la vendin festës. Grupi i lojtareve dhe trajneri tashmë janë të fokusuar në aktivitetet e tjera. Objektivi më i afërt është ai i kupës ballkanike në Volejball

Klan News