Edhe në vjeshtë Voskopoja mbetet destinacion i preferuar për qindra vizitorë, vendas dhe të huaj që mbushin rrugët e fshatit turistik. Teksa sezoni i plazhit po shkon drejt fundit, numri i atyre që zgjedhin Voskopojën, jo vetëm në fundjavë, por edhe për pushime më të gjata është rritur ndjeshëm.
Oferta e pasur turistike, ku klima e freskët, gjelbërimi, gatimet e traditës, por edhe trashëgimia kulturore e shpirtërore, e bëjnë Voskopojën të preferuar për ata që duan pushime të qeta. Çmimet e përballueshme dhe të pandryshuara ndër vite, janë një tjetër arsye që fshati turistik ka mbetur në një destinacion të përhershëm.
Ndryshe nga vitet e kaluara, ky sezon solli më shumë turistë të huaj në Voskopojë, të cilët e kanë përfshirë fshatin malor në udhëtimet e tyre.
“Jemi nga Franca, nga Monpelje. Ne do të qëndrojmë dy javë këtu. Arritëm dje dhe pas Korçës erdhëm në Voskopojë. Më pas do të shkojmë në Përmet, ku do të qëndrojmë dy ditë. Më pas do të shkojmë në Gjirokastër, Sarandë, Himarë, Berat, Vlorë dhe Tiranë. Shqipëria ēshtē shumë e bukur, njerëzit po ashtu”.
Operatorët turistikë thonë se vjeshta është e kënaqshme me rezervimet, sidomos nga të huajt.
Voskopoja, ku ekonomia lokale prej vitesh ështē orientuar drejt turizmit, listohet si një nga destinacionet më të vizituara të juglindjes në të gjitha stinët.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 