Vota e diasporës ka sjellë ndryshim në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Kukësit.

Fitues deri para se të numëroheshin votat nga jashtë për kandidatët ishte Shkëlqim Shehu, teksa me votat e diasporës fiton kandidati Isuf Çelaj me një diferencë prej 66 votash.

Ndërkohë deri më tani ka përfunduar numërimi i votave nga jashtë për kandidatët për shtatë qarqe, teksa vijon ende numërimi në Berat, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë, ku kjo e fundit ka edhe rreth 3000 vota për tu numëruar.

Tv Klan