Në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës kryeministri Rama e konsideroi proces kompleks dhe sfidues votimin e emigrantëve shqiptarë me 11 Maj.

Emigrantët shqiptarë sollën 772 milionë Euro për të afërmit e tyre vetëm gjatë 9 muajve të parë të këtij viti.

Kur mori detyrën Rama tha se kishte gjetur një shkretëtirë në marrëdhëniet mes shtetit dhe diasporës.

Kryeministri konfirmoi se brenda vitit 2027 mbyllen grup kapitujt pasi në Bruksel të gjithë liderët ishin pro.

Sipas kryediplomatit Hasani janë shpërndarë mbi 5 mijë tekste me materiale mësimore ndërsa 20 mijë nxënës janë përfshirë në mësimin e gjuhës shqipe.

Klan News