Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë.

Nga rezultati i votave nga jashtë, në këtë qark është ndryshuar renditja brenda vetë listës së PD-së.

Fitues deri para se të numëroheshin votat nga jashtë për kandidatët ishte Shkëlqim Shehu, teksa me votat e diasporës fiton kandidati Isuf Çelaj, me një diferencë prej 66 votash.

/tvklan.al