Pas një kërkese të PD dhe konkretisht të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka sa u përket votave të diasporës, KQZ ka dalë me një vendim.

Flamur Noka kërkoi që zarfet që vinin nga shteti fqinj të lihen në mënyrë të veçantë, pasi pretendohet se ato janë me parregullsi.
Gazetari i Klan News, Enkel Xhangolli thotë se Komisioni i Zgjedhjeve edhe pse pati një ngërç ndaj shqyrtimit të këtij rasti vendosi që në momentin që konstatohet një votë e Greqisë të lihet mënjanë.
Më pas do të jetë KQZ i cili me këto zarfe të lëna mënjanë do të marrë një tjetër vendim, duke bërë të gjitha verifikimet e nevojshme nëse këto zarfe plotësojnë të gjitha kushtet për t’u quajtur votë e vlefshme.
Sapo është marrë ky vendim nga Komisioni i Zgjedhjeve, në “Parkun Olimpik”, ku po numërohen votat e diasporës ka nisur dhe procesi i numërimit./tvklan.al