Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, do të vazhdojë karrierën te skuadra e njohur kiliane, Colo Colo, fituese e dhjetëra trofeve kombëtarë dhe e Copa Libertadores.
Heroi i skuadrës debutuese në Botërorin 2026 do të luajë në Amerikën e Jugut në moshën 40-vjeçare. Vozinha ishte pa kontratë prej 30 qershorit, kur përfundoi marrëveshja me ekipin e ligës së dytë portugeze, Chaves.
Klubi kilian nuk ka bërë të ditura detaje mbi kohëzgjatjen e kontratës apo aspektin financiar. Vozinha ishte edhe pjesë e formacionit më të mirë të Botërorit, të përzgjedhur nga FIFA, pasi nuk lejoi Spanjën të shënonte dhe përballjen e fazës së 1/16 me Argjentinën e çoi në kohën shtesë.
Ai hyri në zemrat e tifozëve me pritjet dhe historinë e jetës së tij, duke u kthyer në një fenomen në rrjetet sociale. Vozinha tashmë numëron thuajse 30 milionë ndjekës në Instagram.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
