Personat që shihni në foton janë D.N. dhe M.N, të shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, mbrëmjen e së martës në Memaliaj të Tepelenës. Ata janë vëllezër me njëri-tjetrin, por edhe me 25-vjeçarin D.N., që mbeti i plagosur po gjatë konfliktit që përshkallëzoi në përdorimin e armës. I riu vijon të marrë ndihmë mjekësore në spital, ku gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Sipas burimeve pranë grupit të hetimit, në përplasjen e së martës janë përfshirë 7 persona, teksa konflikti ka përshkallëzuar në përdorimin e armës. Viktima dhe autori bëhet me dije se kanë pasur shkëmbim zjarri me njëri-tjetrin, çka duket se ka rezultuar fatale për 30-vjeçarin Goxhaj. Të dy palët kanë qenë të shoqëruara, teksa mësohet se konflikti mes tyre ka qenë i hershëm dhe që dyshohet se lidhet me çështje narkotikësh.

Për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes, policia ka shoqëruar disa persona, teksa ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, por jo vetëm.

Nga verifikimet e deritanishme, një nga personat e shpallur në kërkim, konkretisht D.N., rezulton me precedentë të mëparshëm penal. Ai rezulton të ketë qenë i përfshirë më parë në një grup trafiku droge.

Tv Klan

/tvklan.al